Një video e postuar nga Luizi, ditën e sotme po bën xhiron në rrjet. Këngëtari dhe fituesi i Big Brother Vip 2 teksa është duke u kthyer nga Berati në Tiranë shihet se nuk ka vendosur rripin teksa po i jep automjetit.
Një veprim ky papërgjegjshmërie dhe bëhet akoma më e rëndë pasi kjo video është postuar në rrjetet sociale, aty ku shumë të rinj ndjekin këngëtarin, duek i dhënë kështu atyre një shembull të keq.
Një detaj tjetër që vihet re në videon është dhe motori i policisë, i cili nuk dihet nëse ndodhet rastësisht aty apo shoqëron Luizin.
“Iku trafiku” shkruan Luizi me një emoji duke qeshur duke lënë të kuptohet që motorri i policisë po e ndihmon që t'i lirohet rruga.
© Video e marre nga Instagrami i Luiz Ejllit