Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Pa policinë dhe hodhi kokainën, “Shqiponjat” arrestojnë 22-vjeçarin në Tiranë, në pranga dhe dy 17-vjeçarë (DETAJE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy 17-vjeçarë kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë kapur duke shitur doza me lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu ka rënë në pranga shtetasi R. O, 22 vjeç, pasi në rrugën “Besim Imami” sapo ka parë prezencën e policisë, ka hedhur në tokë një qese transparente e dyshuar me lëndë narkotike kokainë.

Në pranga kanë rënë edhe disa persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Sh, 17 vjeç dhe K. R., 17 vjeç, pasi në Rrugën e Bogdanëve, shtetasi E. Sh, u kap në flagrancë duke shitur doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat i siguronte nga shtetasi K. R, i cili dyshohet se ishte organizatori i kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike, e ndarë në doza, gati për shitje, një shumë parash e dyshuar e perfituar nga shitja e lëndës narkotike, dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. O, 22 vjeç, pasi në rrugën “Besim Imami” sapo ka parë prezencën e policisë, ka hedhur në tokë një qese transparente e dyshuar me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. V, 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në rrugën “Mine Peza”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë ndalimin e shtetasit E. B, 58 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse në fshatin Bërxullë, në shkelje të urdhërit të mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 bënë kapjen e shtetasit A. A, 21 vjeç, pasi me datë 15.08.2021, është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Fushë-Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për veprime të mëtejshme iu kalua Komisariatit të Policisë Fushë-Krujë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. B, 43 vjeç dhe D. G, 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 01.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit, E. C, 31 vjeç dhe H. K, 34 vjeç, pasi në rrugën “Skenderbeu”, Kamëz, kanë kanosur me fjalë shtetasin S. G.

Më datë 01.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. K, 31 vjeç sepse në rrugën ”Tre Dëshmoret”, në bashkëpunim me persona të tjerë (punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre) kanë goditur shtetasin G. Sh, 34 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 01.10.2021, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se nën ndikimin e  pijeve alkolike ka dëmtuar damarët e duarve, shtetasi F. L, 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img