Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Pa policinë dhe hodhi armën nga makina, i riu në Vlorë thyen postbllokun dhe largohet, prangoset në Babicë (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi lëviznin me armë zjarri me vete dhe një prej tyre, poseduesi i armës kur ka parë Blutë e Vlorës, e ka hedhur atë nga makina.

Personi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me makinë. Gjatë ndejkes ai ka hedhur armën e zjarrit për të mos u kapur nga Policia, por më kot.

Efektivët që i janë vënë në ndjekje, kanë mundur të ndalojnë të riun në fshatin Babicë, në vendin e quajtur “Ura e Ballistave” dhe e kanë arrestuar bashkë me shokun e tij.

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Qarkullonin me armë zjarri në automjet dhe tentuan t’i shmangeshin kontrollit të Policisë, shoqërohen 2 shtetas. Strukturat e DVP Vlorë në bashkëpunim me FNSH-në, në zbatim te planit të masave me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe atyre që tentojnë të trafikojnë apo shperndajnë lendë narkotike, ngritën pika kontrolle në vende të ndryshme të Qytetit të Vlorës.

Si rezultat i kontrolleve, sherbimet e Policisë në  Lagjen “Partizani”, Vlorë në vendin e quajtur “Ura e martirëve”, kanë ndaluar një mjet tip “Audi”. Një 21-vjeçar e një 26-vjeçar me iniciale E. G dhe J. A, të gjendur në mjetin e ndaluar sapo kanë parë punonjësit e Policisë kanë braktisur mjetin dhe kanë tentuar të largohen. Njëri prej tyre gjatë largimit ka hedhur në tokë një armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë i kanë ndjekur dhe i kanë prangosur dy te rinjtë duke bërë më pas shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna hetimore për të zbardhur autorësinë se cili nga të rinjtë posedonte armën e zjarrit.

164804150 132191145447169 6411210043743037055 n

Më shumë

spot_img
spot_img