Hapësire reklamuese

Politikë

Pa përkrahjen e Ramës, Dritan Leli tregon nëse do kandidojë sërish në krye të Vlorës

Shkruar nga Newsbomb
Pa përkrahjen e Ramës, Dritan Leli tregon nëse do kandidojë

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka bërë me dije se pas përfundimit të këtij mandate ai do të largohet nga politika.

Leli u shpreh se qëllimi i tij gjatë këtyre dy mandateve në krye të Bashkisë së Vlorës ka qenë arsimi. Ai shtoi se gjatë dy mandateve ka dhënë maksimumin dhe nuk do të jetë më kryetar bashkie në 2023.

“Qëllimi im ka qenë që të investoj tek arsimi, pasi mendoj se një vend konsolidon të ardhmen kur arsimon fëmijët e vet. Trajnimi i njerëzve dhe i stafeve për të mësuar më shumë dhe për të shërbyer më mirë. Sot kemi një shkollë të Turizmit që funksionon part-time, ku ju ofrojmë mundësi të rinjve të mësojnë.

Unë them që kontributi i dy mandateve është një kontribut që jam përpjekur të jap maksimumin, nuk do të jem kryetar bashkie në 2023-n”, tha Leli në ABC.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu