Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pa patentë dhe të dehur, policia e Fierit arreston drejtuesit që përplasën dy persona

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona pasi njëri pa leje drejtimi dhe tjetri në gjendje të dehur kanë shkaktuar aksidente. 

Bëhet me dije se L. B., 35 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “KINRON”, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin V. P., 66 vjeç, banues në Bubullimë.

Menjëherë pas aksidentit 66-vjeçari është dërguar në për mjekim në spitalin e traumës Tiranë.

Sakaq, policia e Fierit ka arrestuar edhe një 27-vjeçar, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe ka aksidentuar një person, i cili po drejtonte një motocikletë.

Policia ka njoftuar se është arrestuar  B. M., 27 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi pasditen e djeshme, në fshatin Krutje  e Poshtme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me një motocikletë që drejtohej nga shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në Lushnje.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i motocikletës është dërguar në spital Spitalin e Lushnjes dhe ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll