Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pa KEMP dhe invalid, Tom Doshi i premton operacion babait të 3 fëmijëve: Do bëhet para 25 prillit që të mos mendosh se është për zgjedhje, me paratë e mia (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i PSD Tom Doshi, i ka premtuar një mbështetësi të tij në Shkodër se do t’i mundësojë realizimin e një operacioni për t’i bërë të mundur të ecë normalisht.

Dedë Marashi nga Prekali, gjatë një takimi që Doshi ka pasur në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, i ka treguar problemin e tij. Babai i tre fëmijëve në moshën 18 vjeçare ka bërë një aksident që e ka lënë me pasojë në lëvizje. Atij i duhet të ecë me paterica dhe nuk mund të punojë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Dedë Marashit i kanë prerë KEMP-in duke i thënë se është i aftë për punë. Shkodrani ka thënë se tre kërkesa i kishte nisur Ministrisë së Shëndetësisë, por përgjigja kishte qenë negative, me pretendimin se ai ishte i aftë për punë.

Duke marrë shkas nga historia e Dedë Marashit, Tom Doshi i ka premtuar se operacioni që i nevojitet për t’i rikthyer ecjen do të bëhet shumë shpejt, para datës 25 prill kur janë dhe zgjedhjet, dhe të gjitha shpenzimet do t’i mbulojë deputeti.

Për t’i treguar Dedë Marashit dhe banorëve të lagjes “Mark Lula” në Shkodër se premtimi ishte me zemër dhe jo premtim fushate, deputeti siguroi se operacioni do të bëhej para datës 25 prill.

Mbetet të shihet nëse ky operacion që Dedë Marashit i duhet aq shumë, do të realizohet para zgjedhjeve...

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll