Nga xhelozia një shqiptar nga Kosova, i cili jetonte prej nëntë vjetësh në Mühlacker të Zvicrës ka shkaktuar një incident të pakëndshëm në qytet.
Mësohet se 40-vjeçari ishte duke shëtitur dhe papritur pa ish gruan e tij me të dashurin 38 vjeçar.
Nga xhelozia ai e sulmoi në këmbë dhe duar me sende të forta metalike të dashurin e ri, derisa ishte një shofer automjeti që e ndaloi, raporton albinfo.ch, transmeton newsbomb.al.
Përveç kësaj burri e kishte kërcënuar me vdekje ish gruan.
Gjykata e Maulbronn e dënoi atë për plagosje me dënim me kusht dhe gjithashtu duhet të kryejë 250 orë punë. Prokuroria më parë kishte kërkuar dënim prej 1 vjet e dy muaj burg.
Gjykatësi Bernd Lindner tha se ky dënim është i mjaftueshëm për të vetëdijësuar shqiptarin. Gjithashtu padia nuk ka qenë për “vrasje të mbetur në tentativë.”