Hapësire reklamuese

Politikë

“Pa Gramozin PS nuk do ishte kjo që është, pa Lindën unë s’do isha këtu ku jam”, shpërthen sheshi "Skënderbej"

Shkruar nga Newsbomb

“Pa Gramozin PS nuk do ishte kjo që është, pa Linda Ramën unë s’do isha këtu ku jam”, kjo qe deklarata e kryeministrit Edi Rama që bëri gjithë të pranishmit në shesh të brohorasin me të madhe.

Rama falenderoi të gjithë shqiptarët nga veriu në jug, dhe u ndal tek bashkëshortja e shtrenjtë, djali, si dhe vlerësoi pa fund Gramoz Ruçin.

Po ashtu Rama falenderoi në mënyrë të veçantë të ëmën, Anetën, një ndër personat më të rëndësishëm të tij.  "Edhe se nuk lë gazetë e portal të kazanit mediatik pa lexuar, akoma nuk e ka humbur durimin me mua", u shpreh Rama.

 "Ylli më i madh i kësaj fushate të suksesshme ka qenë shpirti ynë i skuadrës”, shtoi ndër të tjera Rama, ndërsa e shoqja Linda e ndiqte nga sheshi, pranë kryebashkiakut Veliaj./Newsbomb.al/ 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.