Hapësire reklamuese

Politikë

Pa energji elektrike dhe me qirinj ndezur, Sali Shehu bën rezistencë në zyrat e FRD-së: Presidenti Meta më tha “prit se erdha”

Shkruar nga Newsbomb
Sali Shehu

Paraditen e sotme në selinë e FRD-së ka patur një përplasje të ashpër mes policisë bashkiake të Tiranës dhe anëtarëve të Frymës së Re Demokratike.

Në përplasje u përfshi edhe presidenti Ilir Meta, i cili kërkoi nga efektivët e policisë që të tërhiqeshin dhe të lironin zyrat.

Kryetari i FRD-së Sali Shehu në një intervistë për Abc News është shprehur se ambienteve të partisë i është hequr energjia elektrike. Ai vazhdon të rrijë në zyrë dhe po bën rezistencë për të mos lejuar që bashkia të marrë zyrën e partisë së tij.

Për sa i përket përfshirjes së Metës, ai u shpreh se ka qenë vetë presidenti që e ka telefonuar dhe i ka thënë që po shkon në ndihmë të tij.

Dua të bëj një pyetje si fillim, kur ka ardhur shkresa për herë të parë për të liruar ambientet?

Menjëherë pas kemi firmosur marrëveshjen me Aleancën për Ndryshim dhe kemi organizuar zgjedhjet në parti, në korridoret e partisë ka ardhur një shkresë pa firmë dhe vulë, mund të ketë qenë data 4, 5, ka ardhur e hedhur në korridor, jo në zyrë.

Me postë?

Jo. Nuk ka si  me ardhur me postë një shkresë pa protokoll

A mendoni e ka lidhje me largimin e Topit?

Mendimi im është pasi kemi firmosur marrëveshjen. Ka sfond politik. Ishte zgjedhur kryetari i ri, pasi Topi solli dorëheqjen.

Pse e keni thirrur presidentin, ishte rastësi apo i kërkuat ndihmë?

Ju falënderoj për pyetjen. Në orët e para të mëngjesit fillova takimet, nga ora 10 më vjen kryetari i Tiranës dhe më thotë nuk më lënë të hyj brenda. Punonjësit më thanë kemi urdhër. Aty shpërndava njoftimin për drejtuesit e shtetit. Kryetari i Tiranës bëri një prononcim. Unë bëra deklaratën. Kur mbarova më telefonon Presidenti; ku je? Jam para zyrave, i them, erdha më, tha.

Çfarë hapash do të ndërmerreni?

Ne kemi ndërmarrë disa hapa, njoftimi i të gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit, KQZ-së, hapi i tretë njoftimi i prokurorisë së Tiranës për aktin vandal, kallëzim penal drejtuar SPAK kundër bashkisë së Tiranës. Pasdite kemi dërguar një shkresë zyrtare për ndërkombëtarët.

Do i lironi zyrat?

Jo, ne jemi në zyrat tona dhe në drejtën tonë. Jemi me qirinj si në kohën e luftës, por kjo është tregues se diktatura është në prag. Sot i jam drejtuar edhe gjykatës administrative. Shteti duhet t’i drejtohet FRD në mënyrë institucionale dhe jo banditeste. Në 2021 i fiken dritat një partie politike.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll