Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Pa “El Classico” në Spanjë me paratë e biznesmenit durrsak, KLGJ-ja shkarkon nga detyra gjyqtarin Klinton Spahiu

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkon nga detyra gjyqtarin e Durrësit Klinton Spahiu, raporton newsbomb.al. Vendimi për këtë të fundit ëhstë marrë pak minuta më parë.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë përmes një shkrese zyrtare kërkonte shkarkimin e Spahiut nga detyra. Sipas ILD, Spahiu duhej shkarkuar për shkelje të rënda disiplinore dhe cenimin e figurës së gjyqtarit, bashkë me dy kolegët Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri, të dënuar nga ish-Krimet e Rënda për korrupsion pasiv.

Udhëtimi për El Classico

Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno u shpallën fajtorë nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për veprën penale të korrupsionit dhe u dënuan me nga 2 vjet burg secili. Ndërsa biznesmeni Namik Sadik, i akuzuar se u ka paguar atyre udhëtimin në Madrid, u dënua me një vit burg. Më herët këtë, Petrit Çeno një prej të dënuarve, u shkarkua nga posti si gjyqtar pas vendimit të Kolegjit të Posaccëm të Apelimit.

Tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadik, pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe sipas Prokurorisë, udhëtimi është paguar prej tij. Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”.

Përveç dënimit me burg, gjykata vendosi t’u heqë tre gjyqtarëve të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Të pandehurit përfituan ulje me 1/3 e dënimit për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Më shumë

spot_img
spot_img