Hapësire reklamuese

Politikë

“Pa dyer, dritare dhe energji elektrike”, Vangjel Tavo publikon fotot nga qendra e votimit në Krahës

Shkruar nga Newsbomb

Kryesuesi i listës së LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka bërë një tjetër denoncim ditën e sotme.

Ai ka postuar disa foto nga qendra e votimit 33 94 në Krahës 2, ku godina shihet në gjendje të mjerueshme.

Tava në postimin e tij shkruan se qendra e votimit është pa dyer, dritare, energji, pa afishim listash zgjedhësish etj.

Edhe në fotot e mëposhtme shihet gjedja e mjerushem e godinës dhe ngihet pyetja “se a mund të jetë kjo një qendër votimi”.

Ai i bën thirrje Bashkisë së Memaliajt që të marrë masa urgjente dhe të plotësojë kushtet, pasi e ka detyrim ligjor.

“SKANDAL/ Kjo është QV 33 94 në Krahës 2 e cila nuk plotëson asnjë kriter: pa dyer, dritare, energji, pa afishim listash zgjedhësish etj.

Bashkia Memaliaj të marrë masa urgjente të plotësojë kushtet, pasi e ka detyrim ligjor. Ky skandal është raportuar në OSBE/ODIHR,” shkruan Tavo në postimin e tij në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.