Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pa drita dhe në shkelje të masave anti-Covid, Kryemadhi në Librazhd: Rilindjes po i ikin djemtë më të mirë si Sokol Skura

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ed20063951266d2d2212e1e09e86e495

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka prezantuar sot në Librazhd kandidatin për deputet Sokol Skura.

Mbledhja e LSI-së ka nisur me mungesën e energjisë elektrike, në një ambient ku të pranishmit, të grumbulluar në shkelje të masave anti-Covid, u shfaqën duke bërë dritë me telefona.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se si kandidati i LSI Sokol Skura dhe të tjerë, janë disa prej djemve më të mirë që kanë braktisur PS-në.

Kujtojmë se Skura u arrestua vetëm pak ditë më parë pasi sipas policisë po ngiste makinën në gjendje të dehur. Në 2015-ën ai duke drejtuar makinën përplasi një djalë 17-vjeçar. Ai akuzohet si personi që ka vjedhur 500 milion lekë te fondi i rimbursimit të barnave, ndërsa PS thotë se kjo është arsyeja pse e largoi.

“E kuptoj dhimbjen që ndjen Rilindja kur i ikin djemtë më të mirë që ka pasur, se siç je ti është Ermani, mjeku, ju keni votuar dhe keni qenë pjesë e PS, edhe unë kam qenë dhe s’jam pishman për këtë gjë. Por e kuptova që mori një rrugë të gabuar”, u shpreh Kryemadhi.

“Besoj e dëgjuat të gjithë që na e ndaluan Kolin sikur të ishte Al Kaeda, pse po i jepte makinës pas orës 9 të darkës. Por thanë edhe se ka pirë, po si ka pirë thashë, ai po më shkruan mua në ËhatsApp me pika, me presje me të gjitha”, tha Kryemadhi duke iu referuar ndalimit të Skurës nga policia pak ditë më parë.

cgsdfbbherb.jpg

sdgfsdgsdgseg.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img