Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Pa atentatorët dhe u mundua të largohej, detaje të reja nga ekzekutimi i Rakip Rolit në Laç, merren në pyetje 17 persona

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Laç, ku u ekzekutua biznesmeni i 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli.

Roli u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të mjetit të 55-vjeçarit, i cili mbeti i vdekur në vend.

Autorët kryesor më ngjarjen dyshohen Skënder Lika dhe djali i tij, Llej Lika. Policia ka shkuar në banesën e tyre për të bërë arrestimin, por personat në fjalë nuk janë gjetur në shtëpi.

Mësohet se viktima tentoi të largohet kur pa autorët, por që nuk arriti, pasi  u sulmua me breshëri plumbash.

Burime për media bëjnë me dije se policia ka marrë deri më tani në pyetje 17 persona, të cilët mund të kenë parë ngjarjen apo kenë dijeni.

Hetimet janë përqendruar në konfliktet që mund të kenë pasur djemtë e biznesmenit Rakip Rroli, Elijano dhe Isuf Rroli, të cilët në vitin 2017 janë hetuar për trafik droge.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm ku Rakip Rroli ose ndryshe Pilot Rroli u vra me breshëri plumbash nga dy persona të cilët i prenë rrugën.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img