Hapësire reklamuese

Rajoni

Osmani vonohet në takim, Haradinaj nuk e pret dhe largohet

Shkruar nga Newsbomb
Osmani vonohet në takim, Haradinaj nuk e pret dhe largohet

Ka dështuar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreut të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë së cilit pritej të diskutohej për çështjen e asociacionit.

Ky takim ishte planifikuar të mbahej dje, pasi presidentja Osmani ta përfundonte takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiu, por takimi zgjati më shumë nga se  ishte planifikuar.

Sipas mediave në Kosovë vonesa e Vjosa Osmanit u bë shkak që kreu i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj te  mos të presë  Osmanin  dhe  te largohet nga Kuvendi.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, konfirmoi se presidentja është vonuar për takim.

“Dje e kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, tha zëdhënësi i AAK, Xhemaili.

Por, nga Presidenca thonë se Haradinaj nuk ka dashur të presë.

“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij”, u shpreh këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese