Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Osmani thirrje Vuçiçit: Vendos të paktën një lule në varrezat ku u gjetën shqiptarët e vrarë

Shkruar nga Newsbomb
Osmani thirrje Vuçiçit: Vendos të paktën një lule

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar homologun serb Aleksandër Vuçiç që të vendosë lule te varrezat masive në Batajnicë, ku u gjetën trupat e shqiptarëve.

“I bëj ftesë Vuçiçit që të vendosë së paku një lule në  në Batajnicë në varrezën masive ku janë gjetur fëmijë dhe gra të vrarë gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Osmani gjatë vizitës së saj në Austri.

Ndër të tjera Osmani ka thënë se Kosova kërkon drejtësi dhe kthimin e personave të cilët ende nuk janë gjetur.

“Nga lufta ka pasur mbi 13 mijë civil të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuara nga forcat serbe dhe nuk ka asnjë rast të vetëm të drejtësisë. Po ashtu ka numër të madh të fëmijëve të vrarë dhe akoma mbi 1600 persona të pagjetur. Për këto krime akoma nuk ka drejtësi, kërkimfalje dhe as pendesë” shtoi ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll