Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Osmani: Thaçin askush nuk mund ta quajë “zagar të amerikanëve”, ai ka qenë kryeministër në kohëra historike

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për prestigjozen gjermane “Der Spiegel”, është shprehur për Hashim Thaçin se askush nuk mund ta quajë atë “zagar të amerikanëve”, pavarësisht dallimeve politike që ata kanë pasur.

Osmani gjithashtu ka shtuar se Thaçi ka qenë një kryeministër në kohëra historike në Kosovë.

 Në lidhje me raportet që ka Kosova me SHBA-në, ajo ka thënë se ato nuk varen nga politikanët qeverisës.

“Përkundër krejt diferencave politike që mund t’i kemi pasur me Thaçin, askush nuk do të duhej ta quante atë ‘zagar të amerikanëve’. Thaçi ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike. Sa i përket marrëdhënieve me SHBA-në: ato nuk varen nga personeli udhëheqës politik. Ato janë një lidhje e veçantë, që na mbajnë bashkë. Ne nuk e harrojmë rolin e amerikanëve në Kosovë në vitet 90-të”, ka thënë Osmani.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img