Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Osmani takon Erdoganin, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Osmani takon Erdoganin, diskutojnë për zhvillimet e fundit në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar gjatë ditës së sotme me presidentin Erdogan gjatë takimit të saj zyrtar në Turqi.

Në fokus të diskutimeve mes tyre ishin zhvillimet më të fundit në Kosovë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Osmani shkuan se do të vazhdojnë të punojnë afër me Turqinë në mënyrë që ta rrisin bashkëpunimin mes këtyre dy vendeve.

“Sot në Stamboll, takova Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë. Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, shkruan Osmani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese