Hapësire reklamuese

Rajoni

Osmani para mbledhjes së KS të OKB-së: Do të trajtoj zhvillimet e fundit në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Osmani para mbledhjes së KS të OKB-së: Do të trajtoj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nddhet në New York ku dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Përmes një postimi në “X” (ish-twitter), Osmani shkruan se sot në OKB do të flasë për ngjarjet e fundit të ndodhura në Kosovë, ku më 24 shtator kriminelët sermë sulmuan dhe vranë efektivin e Policisë, Afrim Bunjaku.

 “Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar Osmani.

Presidenca ka njoftuar se para takimit të Këshillit të Sigurimit, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate. Takimi i KS të OKB-së për Kosovën do të mbahet të hënën në orën 21:00 me kohë të Kosovës ndërsa në orën 15:00 me kohë të New York-ut.

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1716449298206904358

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese