Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Osmani në Bruksel: Serbia po planifikon sulme të reja, të sanksionohet

Shkruar nga Newsbomb
Osmani në Bruksel: Serbia po planifikon sulme të reja, të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para samitit të Be-Ballkani Perëndimor në Bruksel ka kërkuar që të hiqen masat e vendosura ndaj Kosovës.

Ajo tha se janë jo proporcionale dhe të padrejta dhe se ato masa po ndikojnë drejtpërdrejtë në jetët e qytetarëve të Kosovës. Osmani theksoi se BE duhet t’i heqë këto masa pasi po dëmtojnë qytetarët e Kosovës.

"Jam shumë e lumtur të jem këtu, që të diskutojmë me liderët e BE-së dhe rajonit se si mund ta lëvizim përpara rajonin. Jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend që është 100 % me secilin vendim të BE-së lidhur me politikën e jashtme dhe sigurisë dhe do të vazhdojmë të veprojmë kështu për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta.

Erdha këtu me një numër mesazhesh, duke përfaqësuar kosovarët, fillimisht për të bërë thirrje tek liderët e BE-së që menjëherë t’i heqin masat joproporcionale dhe jo të drejta, sepse Kosova ka marrë të gjitha masat për de-eskalim situatën dhe besoj se BE-ja duhet t’i heq ato masa sepse po dëmtojnë qytetarët e Kosovës, sepse po flasim për projekte për ujin e pijes, menaxhmin e mbeturinave, dhe projekte që ndikojnë direkt në jetën e tyre”, tha Osmani, teksa më pas kërkoi nga shtetet anëtarë që të sanksionojnë Servinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë, Afrim Bunjaku.

 “Kur flas për masat, spo flas për ndëshkim, po flas për parandalim. Është gjuha e vetme që e merr vesh Serbia. Pa masa, është ftesë për ta që të sulmojnë përsëri”, ka thënë Osmani duke shtuar se Serbia po planifikon sulme të reja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese