Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Osmani në Austri: BE ta mbajë premtimin, Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani ndodhet në Austri për një vizitë zyrtare.

Gjatë bisedimeve Vjosa ka theksuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të përmbahet premtimit për kosovarët.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e vizitës zyrtare në Austri, ka takuar anëtarët e shoqatës së miqësisë Kosovë – Austri, ka mbajtur ligjëratë në Akademinë Diplomatike në Vjenë dhe ka takuar një grup të grave të suksesshme Austriake, me ftesën e Zonjës së Parë të Austrisë, Doris Schmidauer. Përgjatë takimit me shoqatën e miqësisë Kosovë – Austri, të udhëhequr nga eurodeputeti Lukas Mandl, Presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Austrisë për mbështetjen ndaj Kosovës në faza të ndryshme përgjatë historisë.

Ka theksuar se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar nga BE-ja që t`i përmbahet premtimit për kosovarët. Më tej, Presidentja Osmani ka shfaqur bindjen se Austria do të vazhdojë t`i qëndrojë në krah Kosovës edhe në procesin e integrimit evropian, sikurse edhe në atë të të integrimit euro-atlantik”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e presidentes.

Më shumë

spot_img
spot_img