Hapësire reklamuese

Rajoni

Osmani dekreton hapjen e Misionit të Kosovës në Vatikan

Shkruar nga Newsbomb
Osmani dekreton hapjen e Misionit të Kosovës në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vjosa Osmani thotë se hapja e Misionit të Posaçëm tën Kosovës në Selinë e Shenjtë është një hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet me Vatikanin.

“Pas dy vitesh pune intensive me Selinë e Shenjtë, kam dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë. Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë”, shhkruan Osmani në Facebook.

Sipas Ligjit për shërbimin e jashtëm, sa i përket misionit të posaçëm është një “mision i përkohshëm, që përfaqëson Republikën e Kosovës në një shtet tjetër ose organizatë ndërkombëtare, me pëlqimin e tyre, për të negociuar ose kryer detyra të posaçme,të cilat janë në interes të Republikës së Kosovës”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shteti njihet nga mbi 100 shtete dhe ka misione diplomatike në vende të ndryshme të botës./REL/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese