Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

“Osmanët erdhën për të mbrojtur trojet shqiptare!”, shkrimtari revoltohet me deklaratën e ambasadorit turk: S’do të marr pjesë në asnjë veprimtari të Universitetit të Shkodrës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkrimtari Stefan Çapaliku ka reaguar për deklaratën e ambasadorit turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük, i cili ka thënë se osmanët erdhën në Ballkan për të mbrojtur trojet shqiptare. Ai citon një fragment të bërë nga Rektorati i Univeristetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ku thuhet: “Ne jemi dy popuj vëllezër që kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori”.

Duke iu referuar deklaratës së mësipërme, ai u bën thirrje kolegëve që të distancohen nga këto reagime, ndërsa shkruan se nuk do të marrë pjesë në asnjë veprimtari të organizuar nga ky universitet.

Kujtojmë se ditën e sotme ambasadori Yörük ka marrë pjesë në një eveniment në Universitetin e Shkodrës, ku ka deklaruar se osmanët erdhën në Ballkan për të mbrojtur trojet shqiptare, një deklaratë kjo e cila nuk ishte thënë ndonjëherë më parë.

Postimi i plotë i Stefan Çapalikut:

Nëse me anën e kësaj deklarate, se: “Ne jemi dy popuj vëllezër që kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori…” (Citim nga fjala e Rektores së Universitetit të Shkodrës) shprehet qëndrimi zyrtar dhe si rrjedhojë dakortësia e profesoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për sa më sipër, atëhere deklaroj, në emrin tim personal, se nuk do marr pjesë kurrë në asnjë veprimtari të këtij universiteti.

Me këtë rast, i kërkoj kolegëve të mi, profesoratit të këtij universiteti, se nëse është kështu, siç deklaron “Rector Magnifico” e zgjedhur prej tyre, të pranojnë publikisht, se luftërat pesë shekullore midis shqiptarëve dhe turqve paskan pas qenë shpikje donkishoteske e mendjes së popullit të krishterë dhe musliman shqiptar.

Me anën e kësaj deklarate personale i bëj thirrje kolegëve të mi të distancohen publikisht nga “megjlise” të tilla të pakrye dhe të dalin në mbrotje të së vertetës…

Prof. Dr. Stefan Çapaliku

Antar i asocuar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img