Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

“Osmanët erdhën për të mbrojtur trojet shqiptare”, Rektorja e Universitetit të Shkodrës reagon pas deklaratës së ambasadorit turk

spot_img

Lajme të ngjashëm

Rektorja e Univeristetit të Shkodrës, Suzana Golemi ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük, i cili tha se turqit erdhën në Shqipëri për të mbrojtur trojet shqiptare.

Në një reagim zyrtar ajo shprehet se nuk mund të flasë në emër të asnjë ambasadori, por sqaron deklaratën e saj, ku thotë se fjala e saj ishte si një mesazh për vizitën e ambasadorit që nuk ka pëe qëllim që të merret me të vërtetat historike të vendit, pasi ato dihen.

Reagimi i rektores së Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi:

“Dua të sqaroj opinionin publik në lidhje me diskutimet që u bënë gjatë këtyre ditëve mbi vizitën e Ambasadorit të Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk në Universitetin “Luigj Gurakuqi “ të Shkodrës.

E para, për qëndrimet e ambasadorit turk dhe të asnjë ambasadori nuk kam tagrin të flas.

E dyta, për sa i takon interpretimeve që i janë bërë fjalës sime dua të sqaroj se përsonalisht mendoj dhe kam bindjen time se Shqipëria ashtu si shumë shtete ka kaluar luftëra e pushtime nga shtete të ndryshme që shume mirë historia jonë i njeh si pushtues dhe për këtë biem të gjithë dakort. Fjala ime ka qenë një mesazh kortezie për vizitën e ambasadorit dhe nuk ka vënë dhe as ka pasur për qëllim të merret me të vërtetat historike që ne i dimë krejt mirë.

Por në kontekstin e një tjetër Europe sot , që gjithnjë e më shumë po luftohet për kufij të hapur në interesat e kombeve. Mbetemi të mendimit se duhet te ecim me gjuhën e miqësisë me çdo shtet.Në luftërat botërore dhe më herët ka pasur miliona njerëz të vrarë mes shteteve europiane.Të vrarë të cilët nderohen si deshmorë dhe duhet të nderohen si të tillë në përjetësi ashtu siç nderojmë dhe ne dëshmorët tanë të nderuar e të paharruar në gjitha etapat e historisë.

Por sot këto shtete europiane i kanë dhënë një leksion të një dimensioni tjetër botës, pasi pa harruar të shkuarën, sillen si kombe pa kufij”

Kujtojmë se dy ditë më parë ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük bëri një deklaratë “bombë” gjatë një evenimenti në Universitetin e Shkodrës. Teksa foli për marrëdhëniet mes dy vendeve, ambasadori turk ka deklaruar se osmanët erdhën në Ballkan për të mbrojtur trojet shqiptare.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img