Hapësire reklamuese

Aktualitet

OSHEE vijon përditësimin e të dhënave për 1.2 milionë kontrata

Shkruar nga Newsbomb

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vijon procesin e përditësimit të dhënave për 1.2 milionë kontratat që ka me konsumatoret, proces i cili ka nisur në shtator 2015.

Ky proces synon identifikimin e klientëve, ku do të kihet parasysh identiteti i plotë i tyre, adresa e saktë, mënyra si janë të lidhur në rrjet në kuptimin çfarë nivel tensioni, si dhe të dhënat për matësit.

Qëllimi i këtij projekti përditësimi, është plotësimi i dosjeve që mbartin mangësi informacioni të abonentëve të OSHEE. Për abonentin ka avantazh, pasi një dosje/kontratë e tij me të dhëna të sakta/të plota/të besueshme, e shndërron shërbimin ndaj tij më transparent dhe eficient.

Procesi i perditesimit te te dhenave eshte parashikuar te mbyllet brenda vitit 2016.

Në këtë kuadër, OSHEE po trajton edhe “kontratat provizore”, proces që pritet të mbyllet në fund muajit janar 2016! Kontratat provizore jane kontrata te cilat jane lidhur ne sistemin energjitik pa paguar detyrimin ligjor ndaj kompanise per tu lidhur ne rrjet.

Kompania thekson se kalimii kontratave provizore në status definitive është pa pagesë  dhe i bën apel kësaj kategorie të nxitojnë për t’iu drejtuar sporteleve të Kujdesit ndaj Klientit (KNK-ve) të plotësojnë formularin me të dhënat e sakta.

Por nderkaq theksojme se procesi per perditesimin e te dhenave dhe per keto kontrata provizore do te vazhdoje dhe mbas dates 31 Janar 2016.

Ne perfundim te procesit te perditesimit bazuar ne analizat e te dhenave do ngelet ne vendim-marrjen e kompanise per te vendosur nqs abonentet  privat dhe familjar qe aplikojne per kalimin e kontratave te tyre provizore ne definititve mbas kesaj date do te paguajne detyrimin ndaj kompanise.

•             Nderkohe bejme apel per abonentet e OSHEE qe te shmangin rradhet e gjata ne oraret e paradites, sepse Knk janë hapur nga ora 8 e mengjesit deri ne 8 te mbremjes, perfshi dhe te shtunen.

•             Te dielen jane hapur deri ne oren 18.00.

•             Gjithashtu per abonentet qe duan te kryejne pagesat mund te perdorin kanalet alternative.

Nr Zona   Lloji Siperfaqja ne m2 Adresa Ndarja/ Kategoria Nr arkave Nr personelitsuport
1 TIRANE   KNK 1 184 Bul.GjergjFishta ( Perball Hotel Diplomat ) A 6 7
2   KNK 2 265 Rr.FeritXhajko ( PraneTregutteMedresese ) A 5 6
3   KNK 3 102.5 Rr. Ali Demi ( IshKomisariati I policise ) A 4 5
4   KNK 4 135 Komuna e Parisit, Rr " Abraham Linconln" A 3 5
5   Kamez KNK 250 Kamez, Bulevardi BLU A 2 4
6   Don Bosko KNK 90 Rr. Don Bosko B 2 3
7   Prokuroria e Pergj  KNK 90 Rr. QemalStafa, ProkuroriaPergjithshme B 2 4
8   Arka Nr.19 105 Rr.Cameria ( PerballePostesQendrore ) B 4 2
9   Arka No.6 67 Rr.Kombinat D 2 1
10   Arka No.9 16 Rr. 21-Dhjetori ( Ne kryqezimi ) D 2 1
11   Arka No.8 13 Rr.AbdylFrasheri ( PraneLibritUniversitar ) D 2 1
12   Fresku KNK 90 Rr.MuhametDeliu, Pall Nr 7 (TekFresku) B 2 3
13   MistoMame KNK 60 Rr. MistoMame C 2 4
14   DrejtoriaRajonale KNK 25 Rr.RreshitPetrela, Nd.1 (PerballeDispanceriseTirane) C 1 2

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese