Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

OSHEE jep njoftimin e rëndësishëm: Nesër në disa zona të Tiranës do të ndërpritet energjia për disa orë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar banorët e kryeqytetit se ditën e nesërme në disa zonë në Tiranë do të ndërpritet energjia elektrike.

Kjo do të ndodhë nga ora 10:00-13:00 për shkak të remontit të parashikuar në dy fidera, ndaj energjia do të stakohet në zonat e Shupalit, Selitë e Malit, Zall Dajt, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz dhe Zgurë.

“Për shkak të remontit të parashikuar në dy fidera të NST Qafë Mollë, në datën 22 shkurt gjatë intervalit kohor 10:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll