Hapësire reklamuese

Aktualitet

OSHEE emëron në Lezhë një specialist për një drejtori shumë teknike

Shkruar nga Newsbomb
OSHEE emëron në Lezhë një specialist për një

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë do të drejtohet nga një inxhinier. Përshkak të nevojës për të performuar ndryshe dhe me efikasitet, në krye të këtij institucioni është emëruar inxhinieri Edmir Perndreca. Ky i fundit vjen nga një eksperiencë e gjatë në këtë drejtori në disa funksione të ndryshme dhe tashmë do të japë kontributin e tij si drejtues i OSSHEE në Lezhë.

Përballimi i sezonit të dimrit dhe problematikave të rajonit do të jenë sfida e tij. Përshkak të performancës në zgjidhjen e problemeve të furnizimit me energji, me të cilat është përballur rajoni i Lezhës në stinën e ftohtë, janë argumente për të cilat është kërkuar dhe emëruar inxhinieri Edmir Perndreca si drejtor në Lezhë.

Atij i është atribuar edhe përballimi me sukses i sezonit turistik veror që nuk pati mungesë energjie në zonat turistike. Furnizimi pa ndërprerje me ujë të pishëm i Shengjinit gjatë stinës së verës i referohet pikërisht ideve që implementoi Perndreca duke zgjidhur perfundimisht furnizimin pa nderprerje me energji të pompave të ujësjellësit. Këto impulse pozitive dhe performanca e deritanishme janë dëshmia e nevojës që elektriku duhet të drejtohet nga një specialist.

Edmir Perndreca vjen pas një eksperience të gjatë në rrjetin e shpërndarjes në Lezhë. I kishte munguar prej kohësh një profesionist Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, duke dëshmuar që specialistët janë gjithnjë të nevojshëm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.