Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka folur në seancën e sotme plenare për rritjen e çmimeve në vend.
Në fjalën e tij, deputeti Braçe theksoi se maxhoranca socialiste ka dështuar gjatë këtyre 8 viteve që të heqë barrierat e vendosura nga Partia Demokratike dhe të bëjë hapjen e tregjeve, duke i lënë shumë sektorë të ekonomisë në duart e dy ose tre kompanive.
Pjesë nga fjala e Erion Braçes në Kuvend:
Çfarë është e qeverisë është e qeverisë, çfarë është e tregut është e tregut dhe çfarë është e Autoritetit është e Autoritetit. Në muajin prill ndryshimi indeksit të çmimit arriti në 9%. Rritja vjetore e çmimeve në muajin prill është vërejtur te ushqimet dhe pijet joalkolike. Pjesa më e madhe e ushqimeve të shportës u rritën, të prodhuar në vend. Këto janë çmimet e zgjatjes së pandemisë dhe luftës së Putinit në Ukrainë.
Të dyja kanë ndikim të fortë mbi ofertën dhe kërkesën. Këto janë dhe çmimet e varësisë së madhe nga importet. Padiskutim këto janë dhe çmimet e strukturës sonë të prodhimit, e mangët, e ngushtë, e klientelizmit. Çmimet të tilla kanë brenda dhe konkurrencën. Ekzistenca e bordeve është prova më e qartë e mungesës së tregjeve dhe abuzimit me çmime në tregje.
Janë marrëveshje që kanë cënuar konkurrencën në vite. Vajin e kanë tre kompani, drithin e kanë 7 kompani, orizin, atë kokërrgjatin 95% të tregut e kanë 3 kompani. Importet e plehrave kimike janë ulur me 17% në janar-mars. Jemi në regjimin e rregullimit të çmimeve nga bordet. E para tregjet tek ne janë këneta.
Tregu i naftës kishte 5 operatorë dhe tani janë 3 veta. Hiqni barrierat e vendosura gjatë 8 viteve dhe krijoni mundësi për hyrje të reja në treg dhe konkurrencë.. E dyta që është më e rëndësishmja, duhet luftuar abuzimi në treg, duhet ndarë mendja ose me tregtarët ose me fshatarët. Kaq.