Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

“Ose janë kopila të mëdhënj, ose lidera të mëdhenj”, Fuga analizon diskutimet në Kuvendin e PD: Këta janë mendjefylla që kënaqen me hamendësime!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Akademiku Artan Fuga analizon fjalimet në Kuvendin Kombëtar të PD që u mbajt në 17 korrik në Tiranë, duke nxjerr në pah sipas tij 4 tipet e diskutimeve, për të cilat thotë se janë mundësi për t’u pozicionuar përballë së vërtetës djegëse.

Fuga ka bërë një paralelizëm të fjalimit të atyre që u ngjitën në podium me një libër të titulluar: “Përzgjedhja e Perlave”.

Postimi i plotë i Artan Fugës:

Katër përballjet me të vërtetat

—————-

Duke dëgjuar me respekt diskutantët dhe raportin më vinte ndërmend një autori i shekullit të 11-të, poet dhe filozof, ka shkruar një libër që në shqip e përkthej si “Përgjedhja e Perlave”, quhet Shlomo Ibn Gabirol, hebre i vjetër.

Aty ai thotë se ka katër mundësi për t’u pozicionuar përballë së vërtetës djegëse:

1. Janë ata që e njohin ku qendron problemi dhe e dinë që e dinë se ku është problemi. Ca prej tyre e thonë, ca e mendojnë por nuk e thonë, sa thonë të kundërtën e asaj që dinë sepse janë batakçinj ose kopila të mëdhenj. Ose lidera të mëdhenj!

2. Ca të tjerë e dinë se ku fle ariu, pra e dinë të vërtetën, por nuk e dinë se e dinë. Këta ose janë tipa modestë, të sjellshëm ose nuk kanë guxim t’i pohojnë vetes ato që dinë sepse nuk ua mban, kurrizi, ose sepse kanë aftësi mendore të kufizuara.

3. Ka të tjerë që nuk e dinë të vërtetën, nuk e njohin problemin, por nuk e dinë që nuk e dinë, dhe për rjedhojë kujtojnë se e dinë. Këta janë mendjefyella ose tipa që kënaqen me ca hamendje që i marrin si të vërteta ose mendojnë sa diametri i një gote rakie, ose aq dinë. Ose janë të sinqertë, por të padobishëm.

4-Ka të tjerë realistë që nuk e dinë fare ku qendron problemi, ku është e vërteta, por ama e dinë që nuk e dinë dhe janë të qetë, të heshtur, presin një biletë vajtje – ardhje kaq!

E more Shlomoooooo sa i madh je! Kujtojnë këta se je naiv!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img