Hapësire reklamuese

Aktualitet

OSBE vlerëson zgjedhjen e Kalos në Gjykatën Kushtetuese: Lajm tjetër fantastik dhe një hap themelor për vendin

Shkruar nga Newsbomb
OSBE

Zgjedhja e Përparim Kalos si anëtar i Gjykatës Kushtetuese është vlerësuar dhe nga institucioni i OSBE-së në vendin tonë.  

Përmes një reagimi në faqen zyrtare, OSBE shkruan se ky është një lajm tjetër fantastik dhe një hap themelor.

Statusi i plotë:

“Zgjedhja e Përparim Kalos anëtar i Gjykatës Kushtetuese është një lajm tjetër fantastik dhe një hap themelor. Për herë të parë, në mbi dy vjet e gjysmë, Gjykata do të ketë kuorum, duke bërë të mundur funksionimin e saj. Urime, gjykatës Kalo për zgjedhjen Tuaj dhe ad majora!” – ambasador Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.


Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu