Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

‘OSBE të bëjë çmos të ndihmojë popullin bjellorus në këtë udhëkryq’, Rama i QARTË në Vjenë: Këto 3 pika s’duhet të SHKELEN gjatë ndërhyrjes tonë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

928f3af37ad9de1f68ca5d8ab4587a73

Kryeministri Edi Rama, gjatë hapjes së fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Special të OSBE-së për krizën në Bjellorusi, që po zhvillohet në Vjenë, ka theksuar se e ka thirrur këtë takim për të trajtuar zhvillimet në Bjellorusi.

Më tej ai ka bërë të qartë se roli i OSBE është që të ndihmojë Bjellorusinë në zgjidhjen e kësaj krize dhe këtij udhëkryqi dhe jo të ndërhyjë në çështje të brendshme.

“OSBE duhet të bëjë atë që duhet për të ndihmuar Bjellorusinë në këtë udhëkryq mjaft të ështirë të tyre. Dhuna është gati të shpërthejë që të kuptohet kjo e vërtetë kaq e thjeshtë. Do të duhet mirëkuptim i ndërsjellë dhe bashkëpunim brenda Bjellorusisë. Roli ynë është që të ndihmojmë që kjo të ndodhë”, tha ai.

Ndërkaq kryeministri nënvizon 3 pika të rëndësishme që s’duhet të shkelen gjatë kësaj ndërhyrje.

“Sikur të mos kishte mjaftueshëm probleme në botë ashtu siç është pandemia na ka detyruar të gjithëve, por jam i kënaqur që ky takim po zhvillohet. Jam i lumtur që jam në Vjenë, në një Vjenë pa maska. E kam thirrur këtë takim për të trajtuar zhvillimet në Bjellorusi. Ajo është një prej 56 vendeve tona pjesëmarrëve dhe të mos harrojmë një prej premtimeve themelore për të cilat OSBE ekziston, bashkëpunimi për të gjithë mes nesh.

OSBE duhet të bëjë atë që duhet për të ndihmuar Bjellorusinë në këtë udhëkryq mjaft të vështirë të tyre. Dhuna është gati të shpërthejë që të kuptohet kjo e vërtetë kaq e thjeshtë. Do të duhet mirëkuptim i ndërsjellë dhe bashkëpunim brenda Bjellorusisë. Roli ynë është që të ndihmojmë që kjo të ndodhë.

Së pari sado të forta të jenë opinionet nuk na takon të ndërhyrjmë mes çështjeve të brendshme midis autoriteteve.

Së dyti sado të forta të jenë ndjenjat që ne si individë dhe shtete individuale kemi, nuk na takon ne të marrim anë.

Së treti ne nuk po kërkojmë dhe as nuk duhet të kërkojmë rolin e vjetëruar të ndërmjetësimit midis palëve. Thjesht duan të ndihmojmë Bjellorusinë në këtë situatë të vështirë, si një prej nesh.

Zgjedhjet nuk mundën të vëzhgoheshin nga zyra e OSBE dhe kjo në vetvete ishte shqetësuese”, tha Rama në fillim të fjalës së tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img