Hapësire reklamuese

Politikë

OSBE kthen sytë nga Rithemelimi për Reformën, skedulon takim edhe me Gaz Bardhin

Shkruar nga Newsbomb
OSBE kthen sytë nga Rithemelimi për Reformën, skedulon takim edhe

Clarisse Pasztory, shefja e Prezencës së OSBE në Tiranë do të takojë gjatë ditës së sotme Gazment Bardhin, në kuadër të Reformës zgjedhore.

Takimi do të mbahet në orën 14:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Kujtojmë se dje, Pasztory zhvilloi një takim me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Pas shumë muajsh bllokim të punimeve, drejtuesja e OSBE tha se pret nga dy bashkëkryetarët që të rifillojnë punën të premten, më 19 Janar, dhe të përshpejtojnë procesin në javët e ardhshme, të ndihmuar dhe nga ekspertiza ndërkombëtare.

Synimi i punimeve të këtij komisioni mbeten rekomandimet e OSBE-ODIHR, si dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se dy ditë më parë kreu i KQZ iu drejtua krerëve të partive politike në vend me një letër.  Në këtë letër Celibashi i ka rikujtuar disa çështje lidhur me përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve që do të mbahen në vitin 2025. Kreu i KQZ tha se Kuvendi i Shqipërisë duhet të plotësojë dhe vlerësojë mbi nevojën për plotësimin e boshllëkut ligjore, si dhe theksoi se nëse nuk do të plotësohen boshllëqet në Kodin Zgjedhor, atëhere nuk do të jetë i mundur votimi nga jashtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese