5 persona kanë gjetur vdekjen në Austri dhe Zvicër për shkak të ortekëve dhe erërave të forta që goditën vendet.
Tre persona kanë vdekur në Austrinë perëndimore brenda 24 orëve pasi ortekët goditën rajonin dhe autoritetet po paralajmërojnë banorët dhe turistët për rreziqet e shtresave të paqëndrueshme të borës.
Të premten, një 32-vjeçar kinez humbi jetën pasi doli nga pista për shkak të një orteku në resortin e skive Zelden. Viktima tjetër është një 50-vjeçar skiator, i cili u gjet i pajetë ditën e djeshme dhe viktima tjetër ishte një 17-vjeçar i cili po bënte ski jashtë pistës.
Ndërkohë dy viktima janë rregjistruar edhe në Zvicër. Dy skiatorë të tjerë, të cilët kishin dalë nga pista, humbën jetën nga një ortek në kantonin Grisons, në juglindje të Zvicrës. Sipas policisë lokale, një anëtar i tretë i grupit u përfshi gjithashtu nga orteku, por shpëtoi i padëmtuar. Dy viktimat ishin një grua 56-vjeçare dhe një burrë 57-vjeçar.