Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Origjina e Covid-19, Kina zyrtare lë jashtë ekspertët, reagon kreu i OBSH-së: Shpresojmë që ta zgjidhim në orët e ardhshme  

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

eea2a4d1710341772ba9df1b0adc71bb

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur i revoltuar me veprimin e fundit të zyrtarëve kinezë.  

Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme në Gjenevë, kreu i OBSH-së pohoi se Kina nuk lejoi hyrjen në territorin e saj të një ekipi ekspertësh që ishin nisur për të zbuluar origjinën e Covid-19.

Tedros tha se anëtarët e ekipit shkencor ndërkombëtar filluan të largoheshin nga vendet e tyre gjatë 24 orëve të fundit si pjesë e një marrëveshje midis OBSH-së dhe qeverisë kineze.

“Sot,ne mësuam se zyrtarët kinezë nuk kanë përfunduar ende lejet e nevojshme për mbërritjen e ekipit në Kinë. Unë jam shumë i zhgënjyer me këtë lajm, duke qenë se dy anëtarë kishin filluar udhëtimet e tyre dhe të tjerët nuk ishin në gjendje të udhëtonin në minutën e fundit, por kishin qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë,” tha Tedros.

Tedros tha se ai “e bëri të qartë” se misioni ishte një përparësi për agjencinë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara dhe se ai ishte “siguruar që Kina po shpejton procedurat e brendshme për vendosjen sa më të shpejtë të mundshme”.

Kina dyshohet të jetë edhe origjina e Covid-19, pasi në shtetin aziatik u shënua rasti i parë me këtë virus që ka ‘pushtuar’ botën prej më shumë se 1 viti.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img