Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ori Nebijaj pranon mandatin e deputetes pas dorëheqjes së Grida Dumës

Shkruar nga Newsbomb
Ori Nebijaj pranon mandatin e deputetes pas dorëheqjes së Grida

Moderatorja Ori Nebiaj ka pranuar postin e deputetes. E pyetur nga gazeta “Panorama”,  Nebijaj ka konfirmuar se do të zëvëndësojë Grida Dumën në listën e Partisë Demokratike në Tiranë.

Ori Nebijaj ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në Tiranë. Pavarësisht se mori rreth 5600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit dhe demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti.

Por me ikjen e Grida Dumës ulësen në Kuvend e merr Nebijaj, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë së ditën e djeshme, Grida Duma në një deklaratë për mediat bëri me dije se ka marrë vendimin për të hequr dorë nga mandati i deputetes.

Ajo tha se kishte dorëzuar shkresën në Komisionin e Mandateve dhe se kjo ishte më e mira.

“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit në Komisioninn e Mandateve. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur.

Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nga ata që presin skutave për shansin e humbu,. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës. Ky ka qenë vendimi më i vështirë për mua. Faleminderit që keni Ardhur dhe çfarë këni bërë në oborret e PD”, tha Duma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese