Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Ori Nebijaj dhe Petrit Doda dorëzojnë formularët në KQZ, për mandatin e deputetit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda kanë depozituar në KQZ formularët e vetëdeklarimit të të dhënave dhe gjeneraliteteve të tyre. Ata do të hyjnë në Kuvend pas dy vendeve të lëna bosh nga Grida Duma dhe Alfred Rushaj.

Bazuar në listën respektive emërore të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Nebijaj dhe Doda janë kandidatët vijues që marrin mandatin e deputetit.

“Pershendetje! Ne pergjigje te interesit tuaj, Ju informoj se z. Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorezuan formularin e vetedeklarimit ne KQZ. Formularet e vetedeklarimit do te publikohen sipas procedurave perkatese ne faqen zyrtare te internetit te KQZ”, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ori Nebijaj vjen nga një karrierë e gjatë në televizion, por paralelisht është angazhuar dhe në politikë. Është e paqartë nëse pas marrjes së mandatit ajo do të rreshtohet me grupin e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj apo me atë që drejton sot Sali Berisha.

Petrit Doda është nga Muhrri i Dibrës, i arsimuar për ekonomi dhe biznesmen pronar i minierave të kromit në Tërnovë, Bulqizë si dhe pronar hidrocentrali në Kukës. Ai ishte i 32-ti në listën e Tiranës dhe mori 5976 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit.

Më shumë


spot_img








spot_img