Hapësire reklamuese

Politikë

Ori Nebiaj: Do doja Lulzim Bashën dhe Sali Berishën në Big Brother

Shkruar nga Newsbomb
Ori Nebiaj: Do doja Lulzim Bashën dhe Sali Berishën në Big

Ori Nebijaj i është opinionistja e këtij sezoni në Big Brother VIP Albania. Deputetja e Partisë Demokratike, i është bashkuar këtij formati televiziv në këtë pozicion. Ajo ka treguar se si e kanë pritur kolegët e partisë këtë mision të ri të saj.

Në një intervistë të dhënë për “Top Channel”, Nebiaj ka folur edhe për Lulzim Bashën e Sali Berishën, për të cilët është shprehur se do të donte t’i shihte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ori Nebiaj: Sapo Lori Hoxha ma propozoi, me të thënë të drejtën mu bë shumë qejfi sepse për mua Top Channel është një shtëpi në të cilën u rrita profesionalisht. Kështu që e mendova vetëm pak nga ana juridike dhe ligjore se sa mund të kishte ndonjë konflikt interesi, dhe pasi u sigurova që nuk ka asnjë problematikë të tillë, atëherë pse jo. Mund të shpreh opinionet e mija dy herë në javë. Nuk më pengon me detyrën që kam zgjedhur të jem në parlament.

Sa gati është Ori Nebiaj ta thotë mendimin e saj troç?

Ori Nebiaj: Unë gjithmonë kam qenë kështu. Absolutisht do të kujdesem që të jem e drejtpërdrejt dhe pa emocione tifozërie përsakohë je ulur aty dhe ke marrë përsipër përgjegjësinë e të qenurit opinionist. Më duket një gjë me përgjegjësi shumë të madhe kështu që jam shumë gati ta bëjë.

Këshilla që Arbri të ka dhënë duke qenë se është më i vjetri në këtë studio si opinionist?

Ori Nebiaj: E drejta është se më ka dhënë shumë këshilla. Ishte shumë i kujdesshëm dhe miqësor dhe gjëja e parë që më tha është mos ki hall nga komentet sepse Bigu gjithmonë merr shumë vëmendje. Do ketë komente në rrjet, mos e vri mendjen sepse do të dalim shumë mirë.

Po kolegët e partisë ç’të thanë?

Ori Nebiaj: Po e them tani për herë të parë që i gjithë klubi i deputetëve të rinj që drejtohet nga Andia Ulliri dhe të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij klubi më kanë shkruar të gjithë. Kanë uruar, gjithashtu më ka shkruar stafi i Kuvendit. Janë të gjithë optimist.

A mendon se do të ishte perfekt për edicionin e tretë të BBV ndonjë nga kolegët e tu të partisë? Mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës kë do të shihje ti në Big Brother?

Ori Nebiaj: Nuk e di, mendoj se njëri…

Kë do të doje të shihje ti?

Ori Nebiaj: Pse jo të dy?

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese