Hapësire reklamuese

Politikë

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari 62-vjeç në Berat

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi organizonte lojëra fati në lokalin e tij, në kundërshtim me ligjin.

Është arrestuar në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi E.T., 62 vjeç, banues në Berat, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, "Ushtrim pa liçensë i veprimtarive të pa lejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara".

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen "28 Nëntori",Berat, në subjektin e tij "Bar-Bilardo", u gjetën dy shtetas duke luajtur zare me shuma lekësh, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, një tavolinë për lojra zare, dy zare dhe një shumë lekësh.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Berat, në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi E.T., 62 vjeç, banues në Berat, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, "Ushtrim pa liçensë i veprimtarive të pa lejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara".

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen "28 Nëntori",Berat, në subjektin e tij "Bar-Bilardo", u gjetën dy shtetas duke luajtur zare me shuma lekësh, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, një tavolinë për lojra zare, dy zare dhe një shumë lekësh.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë qarkun e Beratit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat fton qytetarët të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu