Hapësire reklamuese

Aktualitet

Organizonte lojëra fati në berberhanen e tij, pranga 41-vjeçarit në Berat

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi organizonte lojëra të fatit në berberhanen e tij.

Në pranga ka rënë shtetasi D. E., 41 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, pasi është kapur në ambientet e berberhanes së tij duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Njoftimi i policisë:

Organizonte lojëra fati, nëpërmjet celularit, në ambientet e punës, arrestohet në flagrancë pronari i berberhanes.

Sekuestrohet një aparat celular.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. E., 41 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, pasi është kapur në ambientet e berberhanes së tij duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll