Hapësire reklamuese

Aktualitet

Organizoi dasmë 2 herë kundër rregullave të Covid, gjobitet me 10 milion lekë lokali në Krujë dhe mbyllet për 6 muaj

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me masë administrative 10 milion lekë (të vjetra) dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, administratorin e një lokali, i cili u konstatua se po organizonte ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndëshkimi i është dhënë subjektit me administrator D. Ç. në fshatin Verjon, Nikël, Fushë - Krujë.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Verjon, Nikël, Fushë - Krujë, një lokal që organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur.

Për këtë subjekt me administrator shtetasin D. Ç., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll