Hapësire reklamuese

Aktualitet

Organizohet Konferenca Shkencore për zhvillimin e vendburimit të Delvinës, Albpetrol do të sjellë investime të shumta në këtë rreth

Shkruar nga Newsbomb
Organizohet Konferenca Shkencore për zhvillimin e vendburimit të

Albpetrol sh.a që ka në pronësi vendburimin e Delvinës kompania DGC që e administron këtë vendburim kanë vendosur të vazhdojnë të sjellin zhvillim dhe investime të shumta për rrethin e Delvinës.

Në kuadër të bashkëpunimit u zhvillua edhe Konferenca Shkencore me pjesëmarrrjen e kompanisë” Delvina Gas Compani”, shoqërisë “Albpetrol sh.a”, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, AKBN dhe specialistëve të shquar nga fusha akademike.

Qëllimi i kësaj konference ishte ballafaqimi i studimeve, ideve dhe punës konklrete që është bërë në këtë vendburim. Fillimisht u vizitua vendburimi ku kompania DGC zhvillon aktivitetin e saj, ku u panë nga afër investimet e kryera dhe u prezantuan shkurtimisht nga DGC projektet e tyre në vazhdim.

Specialistët nga fusha e industrisë së naftës dhe gazit hodhën ide dhe sugjerime për zhvillimin e vendburimit të Delvinës si dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve. Në konferencën që u mbajt inxhinierat e rinj të dy kompanive morën një eksperiencë të vyer nga studimet dhe problematikat që u paraqiten aty. Konfereca pati një paraqitje të detajuar të ndërtimit gjeologjik, ecurisë së vendburimit në kohë si dhe gjendjes aktuale te tij. Gjithashtu fokusi kryesor ishte paraqitja e projekteve për zhvillimin e vendburimit nga Delvina Gas Company.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu