Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Organizimi i finales së Conference League, Presidenti i FSHF-së Armand Duka pret në takim Ambasadorin e Holandës

Shkruar nga Newsbomb
Organizimi i finales së Conference League, Presidenti i FSHF-së Armand

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka priti sot në një takim Ambasadorin e Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ku u diskutua në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Conference League në Tiranë, Roma-Feynoord.

Në këtë takim të zhvilluar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, Presidenti Duka bëri një panoramë të gjithë përgatitjeve në lidhje me finalen europiane, duke nisur nga elementët e transportit, siguria e ekipeve dhe tifozerive, aktivitetet që do të shoqërojnë 24 dhe 25 majin si dhe elemente organizative të ndeshjes.

Ambasadori holandez Reinout Vos bëri me dije se për të asistuar çdo sportdashës që do të fluturojë nga Holanda e do të jetë pjesë e festimeve të finales, do të ngrihet një pikë informacioni e ambasadës pranë zonës së pedonales, ku do të ndihmohen tifozë që do të kenë probleme me dokumentet e identifikimit apo të çdo natyre ku ambasada mund të mundësojë orientimin e saj.

Gjithashtu, Ambasadori i Holandës nga ana e tij, konfirmoi se përfaqësuesit e ekipit të Feynoordit i kishin përcjellë përshtypjet pozitive për të gjithë elementët organizativë të ndërmarrë deri më tani, duke falënderuar edhe një herë UEFA-n dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për angazhimin dhe vëmendjen e veçantë për mikpritjen e këtij eventi madhështor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll