Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Organizatat e Shoqërisë Civile dalin kundër projektligjit të miratuar nga Kuvendi: Hap pas në rrugën drejt demokratizimit të Shqipërisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë u miratua projektligji “Për regjistrimin e Organizatave Jofitiprurëse”, por ky ligj ka marrë kundërshtime të shumta nga ana e organizatave të shoqërisë civile.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) shprehet se ky ligj përbën një hap pas në rrugën drejt demokratizimit të Shqipërisë, teksa i kërkon Presidentit Meta që ta kthejë ligjin për rishqyrtim në Parlament.

“Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë u miratua Projektligji “Për regjistrimin e Organizatave Jofitiprurëse”.

Ne shprehim keqardhje për dështimin e Kuvendit të Shqipërisë për të reflektuar mbi shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile. Gjykojmë se Kuvendi humbi rastin për të demonstruar vlera demokratike.

Argumentat që u dhanë në foltoren e Kuvendit për përfshirjen e shoqërisë civile në konsultim dhe marrjen parasysh të rekomandimeve ishin gjysëm të vërteta. Mes të tjerash na vjen keq që u përdor Bashkimi Evropian si një arsye për të kaluar këtë projektligj.

Ne i kërkojmë Presidentit të kthejë ligjin për rishqyrtim në parlament. Nëse Presidenti do të dekretojë projektligjin, organizatat e shoqërisë civile, sikurse janë shprehur edhe në thirrjen e fundit më 23 qershor 2021, do ta kundërshtojnë ligjin për anti-kushtetutshmeri në Gjykatën Kushtetuese.

Ky ligj përbën një hap pas në rrugën drejt demokratizimit të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Edhe Instituti i Studimeve Politike ka reguar për këtë çështje, duke qenë në të njëjtën linjë me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, pasi shprehet se zëri i më shumë se 100 organizatave civile u injorua ditën e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë.

Më shumë

spot_img
spot_img