Organizata Botërore e Përmbaruesve Gjyqësore i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ku kërkohet mbrojtja e shërbimit përmbarimor gjyqësor privat shqiptar. Sipas Organizatës, sulmi ndaj Përmbarimit në Shqipëri konsiderohet si sulm ndaj tyre.
Postimi i plotë i Dhomës Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privat
“Sulmi ndaj Përmbarimit në Shqipëri konsiderohet si sulm ndaj nesh…”
Paris, 24 nëntor 2022. UIHJ (Organizata Botërore e Përmbaruesve Gjyqësore) celebroi 70-vjetorin e krijimit dhe nga salla i dërgoi një Letër, Kryeministrit Rama dhe Ministrit të Drejtësisë Manja, në mbrojtje të shërbimit përmbarimor gjyqësor privat shqiptar. Në mbështetje të plotë për përmbaruesve shqiptarë.
Letra origjinale http://bit.ly/UIHJ-Eng
UIHJ foli qartë duke i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë vetë Kryeministrit dhe qeverisë shqiptare.
Letra – mesazh, në shqip lexohet kështu http://bit.ly/Letra-UIHJ-Shqip
Asnjë përmbarues gjyqësor privat shqiptar, nuk do të qëndrojë duarkryq, pas kësaj Thirrje dhe mesazhi të qartë që vjen nga Evropa.