Hapësire reklamuese

Rajoni

Orët që e çuan drejt vrasjes së kunatit! Shqiptari me lot në sy: E bëra se jam baba

Shkruar nga Newsbomb

Në ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë dhe shtetin fqinj, Greqinë, ku në Volos 50-vjeçari shqiptar vrau me çifte kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani, pasi ky i fundit prej vitesh i përdhunonte vajzën.

“E bëra se jam baba, më helmoi vajzën”, këto ishin fjalët që shqiptari ka ripërsëritur para hetuesve greke, duke mos shfaqur në asnjë moment pendesë për krimin makabër.

Ndërkohë, avokati i 50-vjeçarit ka hedhur dritë mbi 24 orët që e çuan klientin e tij drejt krimit.

Michalis Vasilikos për mediat vendase ka treguar se viktima, Erjon Pelivani, kishte akses të lirë në banesë dhe shkonte sa herë që ai të dëshironte. Sipas tij përdhuminet kanë ndodhur brenda shtëpisë, dhe në momentin që këto ngjarje kanë ndodhur në banesë ka qenë dhe vëllai i vogël i vajzës, i cili në atë kohë ishte vetëm 4 vjeç. Sipas asaj që vajza i ka treguar të atit, avokati thotë se ajo ishte ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç.

“Në moshën 14-vjeçare, duke u rritur, fëmija ndoshta i tha se nëse vazhdonte do të zbulonte gjithçka dhe ai, kur i duheshin para, kthehej me video për ta shantazhuar”, tha avokati.

Autori i ngjarjes Autori i ngjarjes

24 orët që çuan drejt krimit!

Avokati i babait 50-vjeçar, pasi shpjegoi se klienti i tij ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpirtorë, përshkroi se çfarë i parapriu krimit .

Siç tha ai, “babai është njoftuar në orët e mëngjesit të së hënës për të sqaruar se çfarë po bëhej me paratë e qirasë . Pas një bisede me vajzën e tij, ajo e vendosi në dijeni për përdhunimet dhe shtantazhet, mirëpo nuk zbuloi identitetin e dhunuesit”, tha avokati teksa më tej ka treguar se pas këtij rrëfizi, babë e bijë kanë shkuar në zyrën e tij të hënën në mëngjes për të diskutuar dhe për të zgjidhur problemin.

Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja

“Domethënë po bëheshim gati të bënim padi, duke pritur që vajza të na tregonte se kush ishte personi. Se kush ishte, babai e mori vesh në orët e para të së martës pas presionit të vazhdueshëm ndaj vajzës së tij”, ka treguar avokati.

Sipas avokatit të 50-vjeçares , vajza kishte videot në të cilat 33-vjeçari e shantazhonte por nuk ia tregonte babait të saj: “Ajo që i tregoi ishin mesazhet që vërtetonin atë që ajo thoshte"

Vasilikos e përfundoi rrëfimin e tij duke thënë se “që nga mëngjesi i së martës kur ai babai e mori vesh deri të martën pasdite nuk kemi pasur asnjë kontakt. Pas ngjarjes ai ishte në gjendje të rënduar psikologjike, më tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe unë e këshillova që të informonte autoritetet dhe të dorëzohej”.

Viktima Viktima

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese