Hapësire reklamuese

Aktualitet

Orët e ankthit/ Gratë ulërasin për ndihmë, çfarë ndodhi në orët e mëngjesit në garazhet e një pallati në Astir (Ngjarja)

Shkruar nga Newsbomb
Orët e ankthit/ Gratë ulërasin për ndihmë,

Një zjarr i madh ka rënë në garazhin e një pallati në Astir, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke alarmuar banorët.

Ngjarja ka tmerruar banorët, të cilat fillimisht mbetën të bllokuar, por me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse kanë mundur që të dalin nga banesat e tyre, teksa kanë kërkuar ndihmë.

Pallati u pushtua nga tymi i zi, ndërsa 8 persona mbetën të lënduar, të cilat u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Gjithashtu, nga flakët janë shkrumbuar katër automjete të parkuara në garazhin e pallatit.

Deri tani dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë një defekt teknik në njërën prej mjeteve të parkuara në garazh.  

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu