Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Orë tmerri në Turqi, tërmet i dytë 7.6 rihter në zonat e shkatërruara

Lajme të ngjashëm

Një termet i dytë më magnitudë 7.6 rihter ka goditur Turqinë pak minuta më parë, në të njëjtën zonë ku ka rënë tërmeti i parë 7.7 rihter. Raportet ndërkombëtare thonë se bëhet fjalë për një goditje të fortë që ka ndodhur në orën 13.24, me orën e Turqisë.

Lëkundja e fortë ka qenë 7.6 rihter dhe është ndjerë dhe në Turqinë Qendrore, në Ankara dhe Samsun. Më herët, gjatë natës tërmeti i parë ka rënë Turqinë Juglindore, pranë kufirit me Sirinë.

Disa minuta pas këtij tërmeti të dytë, më saktë 12 minuta më pas, një lëkundje e dytë me magnitudë 5.9 është regjistruar po në Turqinë Qendrore. Pra, në orën 13.36 me orën e Turqisë dhe 11.36 me orën e Shqipërisë.

Dy termetet e ndohura rreth 30 minuta me pare en Turqine Qendrore

Në deklaratën e bërë nga Observatori turk, tërmeti ishte 7.6 ballë në lagjen Elbistan të Kahramanmaraş. Në deklaratën e AFAD-it thuhet se “Në të njëjtin rajon ka ndodhur edhe një tërmet tjetër 7.6 me qendër në Elbistan. Janë tërmete që pasojnë njëri-tjetrin”.

Sipas përditësimit të fundit, emergjencat civile kanë raportuar për mbi 900 të vdekur dhe miëjra qytetarë të plagosur që janë nxjerrë nga rrënojat. Por fatkeqësisht, numri vijon të rritet sepse zona po lëkundet nga tërmete të tjera shumë të forta dhe ndërtesat vazhdojnë të rrëzohen.

Temperaturat janë gjithashtu të ulta, sepse në zonat e goditura nga tërmeti aktualisht ka dhe reshje dëbore.

Më shumë