Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban njihet gjerësisht në media edhe për miqësinë ndaj Donald Trump, të cilin e mbështet për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Ata kanë pasur një takim kokë më kokë në Florida të premten vonë.
Sipas mediave të huaja, ata kanë diskutuar për shumë çështje që prekin Hungarinë dhe Shtetet e Bashkuara.
"Ne kemi nevojë për liderë në botë që respektohen dhe mund të sjellin paqe. Ai është një prej tyre! Kthehuni dhe na sillni paqen, zoti President!", tha Orban në një postim në X pas takimit.
Sipas Orban, kthimi i kandidatit republikan Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të sjellë paqe në Ukrainë. Orban tha se nuk do të kishte një luftë në Ukrainë tani nëse Trump do të ishte rizgjedhur në vitin 2020.