Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ora policore mbetet në fuqi, universitetet online dhe fluturimet me Anglinë të pezulluara; Komiteti deklaratë për situatën e Covid-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c75f1cbcb929ca41e6cab8c6e696a66e

Komiteti Teknik i Ekspertëve në një konferencë për mediat për situatën e Covid-19 në vendin tonë, ka lajmëruar se masat për parandalimin e përhapjes së virusit do të mbeten akoma në fuqi.

Sipas zv.ministres Rakacolli, ora policore pas orës 22.00 të mbrëmjes, mbyllja e Universiteteve për 2 javë dhe pezullimi i udhëtimeve me Britaninë e Madhe do të mbeten në fuqi.

“Është një tendencë ulje që pritet të konfirmohet në ditët në vazhdim. Nuk kemi të dhëna për praninë e virusit anglez në Shqipëri. Kjo situatë është pasojë e masave të marra gjatë dy javëve të fundit. Ne propozojmë të vazhdojë të mbetet në fuqi ora policore mbas orës 22.00, universitetet të vazhdojnë online dhe për dy javë, dhe fluturimet me Anglinë të mbeten të pezulluara deri në 18 janar.

Duhet të jemi shumë të vëmendshëm sepse kemi pasur ato grumbullimet për festat e fundvitit”, tha Rakacolli.

Ndërkohë, shefja e ISHP Albana Fico u shpreh se ka një tendencë në ulje të rasteve me Covid-19, por nuk duhet të vetëkënaqemi. “Situata për këto dy javë mbetet e qëndrueshme, me zbritje të lehta që mbeten për tu parë. Së dyti nuk ka vend për vetëkënaqësi. Jemi ende në një situatë ku gjendja është serioze”, tha ajo.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img