Ora News i dërgoi letër BE-së dhe OSBE-së për shantazhet e kërcënimet, reagon AMA (DEKLARATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:16 13-01-2017 Ora News i dërgoi letër BE-së dhe OSBE-së për shantazhet e kërcënimet, reagon AMA (DEKLARATA)

Për konfliktin që krijoi AMA me RTV Ora News dhe kërcënimet që erdhën nga kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Ora Neës ka informuar Zyrën e Delegacionit të BE-së dhe Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

Përmes kësaj letre, Ora News ngre shqetësimin e fjalës së lirë e vënë në shënjestër nga interesa klienteliste që kanë krijuar monopol në tregun audioviziv. Por vjen sot edhe reagimi i AMA-s që thotë se aksioni i ndërmarrë prej tyre nuk ka në fokus mbylljen e asnjë operatori televiziv.

DEKLARATA E PLOTË E AMA-s:

Që në fillim, kërkojmë të sqarojmë operatorin Ora Neës dhe mbi të gjitha opinionin publik se aksioni i ndërmarrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk ka në fokus mbylljen e asnjë operatori televiziv.

Ky aksion është ndërmarrë për të ndërprerë transmetimet nga frekuenca numerike të cilat janë zënë në kundërshtim me ligjin 97/2013 “Për mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Operatori Ora News, ashtu si çdo operator tjetër televiziv, vazhdon të transmetojë në frekuencën analoge dhe do të filloje të transmetojë në teknologjinë numerike duke u mbështetur në rrjetin numerik të RTSH ose të operatoreve Privat Kombëtarë sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

AMA, bazuar në kuadrin ligjor e nënligjor në fuqi, ka vepruar dhe po vepron në mënyrë transparente për realizimin e procesit të digjitalizimit të transmetimeve audiovizive si dhe zgjidhjen e ngërçit të krijuar nga zënia në mënyrë të jashtëligjshme e frekuencave televizive nga operatorë të ndryshëm audiovizive, çka pengon seriozisht mbarëvajtjen e këtij procesi.

Zënia e këtyre frekuencave, përveçse përben shkelje ligjore, ekspozon ndjeshëm Shtetin Shqiptar në mos respektimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare të Geneve06, të ratifikuar nga Parlamenti shqiptar, si dhe pengon direkt zbatimin e rekomandimeve të lëshuara në Progres raportin e Bashkimit Evropian.

Nisur nga sa më lart dhe në kuadër të ushtrimit të detyrave dhe kompetencave ligjore, AMA ka njoftuar zyrtarisht në datat 09/11, 01/12 dhe 28/12 të vitit 2016 të gjithë operatorët ofrues të shërbimeve audiovizive në Republikën e Shqipërisë të cilët emetojnë nga pika transmetimi dhe frekuenca të paautorizuara, që të marrin masat e duhura për lirimin e frekuencave të zëna arbitrarisht dhe pa licencë brenda datës 31/12/2016.

AMA-s i janë përgjigjur pozitivisht operatorët Tring Tv duke liruar frekuencën në kanalin 59, Top Channel në kanalin 51, dhe Shijak TV në kanalin 24, ndërkohë operatori Neës 24, për arsye teknike, ka kërkuar të liroje frekuencën në kanalin në datë 15/01/2017.

Si rezultat i zënies se frekuencave në mënyrë të paautorizuar, operatorët e licencuar si platforma kombëtare numerike në muajin Prill 2016, TV Klan, Digitalb dhe Top Channel, nuk mund të kalojnë në frekuencat kombëtare të lëshuara në licencat përkatëse, ndërkohë që kanë paguar detyrimin vjetor për këto frekuenca i cili rezulton në shumën totale prej 27’600’000 Lekësh të reja.

Operatori publik RTSH nuk ka liruar ende frekuencën në kanalin 53, edhe pse në takimet në nivel teknik ka deklaruar se është duke marrë masat e ne dhe po kryen veprimet teknike për lirimin e saj.

Për të gjithë operatorët të cilët nuk kanë reaguar ende, AMA do të vijojë me verifikimet në vend dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘The Guardian’ publikon foto nga ajri të fshatit të izoluar në Tiranë, ja përshkrimi që i bën
Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e mitur të vëllait, arrestohet 29-vjeçari (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.013392925262451
array(1) { ["section"]=> string(96) "ora-news-i-dergoi-leter-be-se-dhe-osbe-se-per-shantazhet-e-kercenimet-reagon-ama-deklarata-65403" }