Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

“Optimist për jetën dhe profesionin”, infermieri i QSUT ka humbur njërën këmbë, tani rrezikon tjetrën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një lajm i trishtë vjen nga bluzat e bardha. Një 30-vjeçar apelon për ndihmë tek të gjithë shqiptarët, pasi rrezikon që të humbasë këmbën e tij për shkak të një sëmundje.

Eriseldi, infermier pranë Onko-Hematologjisë pediatrike në QSUT ka hequr këmbën e djathtë dhe tani ka probleme me enët e thella të gjakut të këmbës tjetër dhe barkut.

Mjekët në Itali i kanë këshilluar ndërhyrje kirurgjikale të enëve të gjakut sa më shpejt të jetë e mundur që mos t’i rrezikohet jeta. Tani të gjithë kolegët po apelojnë për ndihmë.

“Ai është një djalë plotë energji dhe profesionist i devotshëm në një shërbim të vështirë, ku hallet e fëmijëve me diagnoza të tilla e bëjnë atë dhe më të ndjeshëm dhe më pranë tyre. Optimizmi i tij për jetën dhe profesionin më bëri ta admiroj atë djalë. Secili nga ne është i rrethuar nga hallet dhe problemet e përditshme, ku dikush më pak dhe dikush më shumë. Faleminderit shumë të gjithë njerëzve dhe kolegëve që më kanë shkruar për ta ndihmuar Erin. Në halle dhe probleme t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit Zoti i dhëntë forcë Erit që ta përballoj këtë problem shëndetësor! Ai dhe ne jemi bashkë për të”, shkruan një prej kolegëve të tij.

ERISELDI TELHALLARI, IBAN:AL93202110750000000021163311
Nr. tel: 069 313 3503

Më shumë

spot_img
spot_img